Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se numri i madh i qytetarëve të interesuar për të marrë pjesë në protestën e opozitës, kanë kërkuar që tu sigurohet transport.
“Ka kërkesa të shumta për sigurim të transportit të qytetarëve të interesuar që të vijnë në Prishtinë. Ka mungesë të automjeteve për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm. AAK, apelon tek të gjithë qytetarët e interesuar, që të gjejnë forma të transportit, në instancë të fundit të nisën edhe këmbë, sepse protesta e sotme, është dita e kthesës së madhe”, thuhet në komunikatë./