Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se kur opozita të fillojë protestën e thirrur për ditën e pavarësisë në ora 14:00, ai do të jetë në zyrë.
Mustafa ka thënë se përvjetori i 8-të i pavarësisë, është dita gjatë së cilës qytetarët duhet festuar e jo të protestojnë.
“Opozita s’ka arsye të protestojë. Qytetarët e Kosovës duhet të kremtojnë festojnë e të mburren për shtetin dhe me të arriturat e këtij vendi”, është shprehur Mustafa.
Ai gjatë vizitës tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se kishte shkuar për t’i bërë nderimet njeriut që dha kontribut në ndërtimin e një shteti demokratik.(Kosova Sot)