Deputetët e arrestuar të opozitës në këto momente po dërgohen në Pallatin e Drejtësisë, ku do të dalin para gjykatësit nën dyshimin se kanë kryer veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Gaz lotsjellës) dhe “Pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Mbetet të shihet nëse gjykatësi do t’i lirojë në procedurë të rregullt, apo do të ketë ndonjë masë tjetër për deputetët Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina, Fisnik Ismaili, Enver Hoti, Teuta Haxhiu, Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi.
Deputetëve të opozitës dje u është caktuar masa e arrestit prej 48 orëve. Ndërkohë, Policia po pret që të arrestojë edhe Albulena Haxhiun në QKUK, ku ajo po trajtohet pas lëndimit që pësoi gjatë përleshjeve me sigurimin e Kuvendit.