Drejtësia qëndron jo në të qenët neutral midis të drejtës dhe të gabuarës, por në gjetjen e së drejtës dhe mbështetjen e saj kudo, kundër të gabuarës.
Kështu u shpreh deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, para trupit gjykues sot, në cilësinë e të akuzuarës për vepra që lidhen me gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend, raporton KTV.
“Ne nuk mund të pretendonim që nuk po shohim, e as të kthenim kokën me një anë, kur shkelej akti më i lartë juridik i vendit. Ne bëmë atë që është detyrë, mbrojtëm Kushtetutën dhe të drejtën. Kjo u konfirmua edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 23 dhjetor 2015, andaj ne nuk jemi në konflikt me Ligjin, përkundrazi vepruam në mbrojtje të së drejtës. Jemi në konflikt me dy marrëveshjet dhe po përballemi me akuza për qëndrimet tona politike. Kjo nuk është demokratike, dhe demokracia nuk është palaço të vallëzoi sipas kërkesave ditore, tha Donika Kadaj Bujupi.