Lajmet e fundit

Qeveria paralajmëron masa reciprociteti ndaj Serbisë

largea-mallra1398110434Qeveria e Kosovës mund të vendosë masa të reciprocitetit kundër Serbisë deri në gjysmën e parë të muajit mars, shkruan sot Koha Ditore.
Janë dy barriera që Qeveria e Kosovës ka arritur t’i argumentojë dhe për të njëjtat do të diskutojë në Bruksel më 3 mars në kuadër të CEFTA-s. Barriera e parë ka të bëjë me telashet që kanë pasur importuesit e naftës, dhe e dyta barrierat që ka pasur prodhuesi i lëngjeve “Fluidi” gjatë eksportit për në Serbi.
Sytrime Dervisholli, drejtoreshë e Departamentit për tregti në MTI, thotë se kanë arritur të argumentojnë këto barriera të cilat i kanë ngritur në raport me Serbinë.
Ka thënë se për këto barriera janë bërë memot dhe të njëjtat do të ngrihen në një takim që do të mbahet për çështjen e barrierave në Bruksel më datën 3 mars.(

Leave a Reply

Your email address will not be published.