Derisa po afrohet koha për votimin e Hashim Thaçit për president të Kosovës, në Drenicë kanë nisur përgatitjet për të ardhur për të festuar në sheshet e Prishtinës. Nëpër rrjetet sociale po shpërndahen njoftime për nisjen e organizuar nga Drenica për në Prishtinë, raporton Gazeta Blic. Siç ka mësuar Gazeta Blic, njoftime të tilla për t’u nisur drejt kryeqytetit, për të festuar për zgjedhjen e liderit të tyre në krye të shtetit, janë vendosur thuajse në çdo cep të qyteteve në Drenas dhe Skenderaj.
Sipas këtyre njoftimeve, qytetarët të cilët mblidhen për të ardhur ta festojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit president do të kenë transport falas, dhe pritet të ketë festë të madhe.
“Zgjedhja e z. Hashim Thaçit president do të jetë festa më madhështore , dhe nuk mund të ndaloj askush”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.
Derisa PDK ka paralajmëruar festë në shesh, opozita në anën tjetër, ka thirrur një protestë gjithëpopullore, për të mos lejuar zgjedhjen e Hashim Thaçit, president. /blic