Lajmet e fundit

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

kryesia_7934-1Shefat e grupeve parlamentare do të mblidhen nesër nga ora 11 në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Në këtë mbledhje pritet të miratohet rendi i ditës për seancën e radhës e cila do të ketë 18 pika të rendit të ditës.
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancën plenare:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Gazin Natyror,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë Elektrike,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme në Kosovë,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Falimentimin,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit rrugor,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mjekësinë ligjore,
13. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,
14. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin,
15. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
16. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media,
17. Propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së, për emërimin e anëtarëve në komisionet Parlamentare,
18. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Leave a Reply

Your email address will not be published.