Lajmet e fundit

Tetë shenja që do ta tradhtoni të dashurin!

tradhti3Në qoftë se do t’i njihni këto sinjale, me siguri jeni në rrugë që t’i kaloni kufijtë. Mirëpo, nëse reagoni me kohë, mund të pengoni kaosin.
Kur është e gatshme femra të tradhtojë partnerin e vet, më së shumti e bën për shkak të seksit. Aferat ndodhin për arsye të ndryshme. Mirëpo, para se të kaloni kufijtë, mendoni si keni arritur në atë situatë.
Janë këto disa shenja diskrete që tregojnë se jeni në prag të tradhtisë
1. Hamendeni t’i përgjigjeni pyetjes a jeni në lidhje.
2. Këmbeni informata të shumta me personin i cili ju tërheq, aq sa ai person di për ju më shumë sesa partneri juaj.tradhti1
3. Keni filluar të gënjeni se ku ndodheni dhe çka po bëni, sepse kjo është mënyra që të kaloni më shumë kohë me personin i cili ju tërheq.
4. Prekjet janë bërë pjesë të përhershme të shoqërimit me personin tërheqës. Dhe sado që të përpiqeni të paraqiteni si e pafajshme, nuk keni sukses.
5. Keni bërë ndryshim të madh në mënyrën e jetesës. Më nuk rrini në shtëpi, por sërish dilni në takime. Është e qartë që jeni plotë jetë, gjë që nuk mund të krahasohet me periudhën e kaluar.
6. Keni ndryshuar pamjen tuaj, duke filluar nga frizura deri te veshjet intime dhe gardëroba e re. Madje edhe palestra është shenjë që e inspironi dikë, ndërkaq ai nuk është partneri juaj.
7. Përjetoni ndryshime të mëdha shpirtërore. Përnjëherë bëheni e lumtur, pastaj e pikëlluar dhe e stresuar njëkohësisht. Personi tjetër fillon të ndikojë në gjendjen tuaj shpirtërore, gjë që ndryshojnë ndjenjat e tua ndaj partnerit.
8. Fshehurazi mbani korrespondencë dhe dëgjoheni me personin i cili ju tërheq, ndërkaq nëse nuk mund të paramendoni që të mos dëgjoheni me atë person, kjo është shumë gjë e keqe për lidhjen tuaj.
Të gjitha këto janë tregues të mirë që të mendoni mirë se çfarë po dëshironi, para se të komplikoni jetën tuaj dhe jetën e partnerit. Tg

Leave a Reply

Your email address will not be published.