Lajmet e fundit

3.5 milionë euro humbje për gjashtë muaj nga dallaveret me duhan

duhanRreth tre milionë euro për gjashtë muaj është dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga hyrja e pakontrolluar e duhanit të papërpunuar përmes Doganës se Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
80 tonë duhan janë futur në Kosovë përmes kompanisë “Tabaco” prej gjysmës se vitit 2015 deri në dhjetorin e po këtij viti. Nuk dihen ku ka përfunduar ky mall. Skema e “shitblerjes” se duhanit është e krijuar mes tri kompanive. Kompania “Tabaco” nga Ferizaji është krijuar në prill të vitit të kaluar. Kjo kompani ka futur duhanin në Kosovë ndërsa kompania “Mili” dhe “Gjethi” të cilat po ashtu janë krijuar në muajin prill të vitit të kaluar kanë blerë duhanin nga “Tabaco”.
Humbjet që shteti ka pasur për këta muaj nga mënyra se si është zhvilluar ky biznes është vështirë që të kompensohen, ngase kompanitë e përfshira thonë që duhanin nuk e kanë përpunuar andaj nuk i obligohen shtetit për akcizë. Kosova nuk ka fabrikë për përpunimin e duhanit. Kompanitë thonë se 80 tonët ua kanë shitur qytetarëve të Ferizajt për pak më shumë se gjashtë muaj.
Sasi tjetër e madhe e duhanit të papërpunuar gazeta përmes burimeve të saj ka mësuar që është futur përmes tri pikave të tjera doganore. As ky mall nuk dihet se ku ka përfunduar.

One comment

  1. Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.

Leave a Reply

Your email address will not be published.