Lajmet e fundit

“Le Figaro”: Hashim Thaçi mund të akuzohet nga Gjykata Speciale

hashim-thaqi_5210Akuzat serioze rreth abuzimit të të burgosurve serbë dhe romë mund të bëjnë që Hashim Thaçi të akuzohet nga Gjykata Speciale. Pas zgjedhjes së tij, Presidenti i Kosovës mund të akuzohet, shkruan gazeta franceze “Le Figaro”.
“I zgjedhur më 26 shkurt nga Parlamenti i Kosovës, 47 vjeçari Hashim Thaçi mund të preket nga themelimi i Gjykatës Speciale në Hagë, si përgjegjës për krimet e kryera nga shqiptarët në Kosovë, ku ai ishte një nga komandantët, i njohur si ‘gjarpri’”, shkruan “Le Figaro”.
“Presidenti Hashim Thaçi, i cili e merr detyrën në prill, është përfshirë në raportin e Këshillit të Europës më 2010, të krijuar nga parlamentari zviceran Dick Marty. Ai beson se Thaçi udhëhoqi trafikimin e organeve të 500 të burgosurve serbë dhe romë nga shqiptarët. Sipas dëshmive të mbledhura nga misioni i Dick Marty, të burgosurit ishin dërguar në vendin fqinj Shqipëri për tu ekzekutuar, dhe organet e tyre u ishin shitur klinikave të huaja, shkruan Le Figaro, duke thënë se raporti specifikon edhe ekzekutime dhe rrëmbime ku përfshihen oponentë të Thaçit, transmeton Gazeta Express.
Presidenti Thaçi i ka thënë agjencisë “France-Presse”, se ‘nuk ka asgjë për të fshehur’.
“Le Figaro” shkruan se gjithçka mund të komplikohet, pasi shumë dëshmitarë mund të jenë ish anëtarë të UÇK-së.
Si pjesë e kësaj procedure si dëshmitar mund të thirret Bernard Kouchner. Si përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë prej 1999 deri më 2000, Kouchner rregullisht ishte akuzuar se kishte mbyllur sytë në krimet e kryera nga UÇK, shkruan “Le Figaro”.
‘Nuk mund të them se Kouchner e dinte për trafikimin e organeve, por është e pamundur që ai të mos kishte informacione për organizatat kriminale në Kosovë”, citohet të ketë thënë si komandanti i policisë së UNMIK-ut, Stu Kellock.
Bernard Kouchner vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat. Më 2010 ai e kishte quajtur të çmendur një gazetar serb që e kishte pyetur për një çështje të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.