Grupi Parlamentar i AAk-së, ka dalë me qëndrim pas paralajmërimit së kryeministri Isa Mustafa, këtë të enjte do ta informojë Kuvendin për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel
Siç thuhet në një njoftim për media të kësaj partie, “dokumenti të cilin Mustafa e solli në Kuvendin e Kosovës, sipas tij, për informatë dhe joraportim para Kuvendit, vërteton edhe njëherë përpjekjen e tij që ta përjashtojë Kuvendin dhe të mos japë llogari për firmën të cilën e vuri në këtë dokument”.
Sipas AAK-së kryeministi ka nënshkruar që Kosova të ketë varësi më të madhe se në vitin 1974, në raport me Serbinë.
“Ky kryeministër ka humbur kontrollin mbi vendimet dhe veprimet e veta, e ka humbur toruan, andaj deputetët e Kuvendit të Kosovës, përtej dallimeve politike e partiake, duhet ta ndalin këtë”.
“ASK Kosovën po e kthen nga një shtet unik në republikë të përbërë dhe të ndarë etnikisht, ku Serbia e mban peng Kosovën dhe ka gjithmonë fjalën përfundimtare në vendimet për Kosovën” thuhet mes tjerash në kumtesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës