Lajmet e fundit

Edhe të rinjtë mendojnë se Qeveria është më e korruptuara

qeveriaa-3Papunësia, korrupsioni dhe varfëria vazhdojnë të mbetet problemet kryesore në Kosovë. Ndërsa, në sistemin e edukimit problemet kryesore janë nepotizmi, aktivitet korruptive dhe neglizhenca.
Kështu u tha në një prezantim të Lëvizjes FOL, e cila ka publikuar hulumtimin e opinionit publik mbi perceptimin, njohuritë dhe përvojat e të rinjve në fushën e korrupsionit në sistemin e edukimit.
Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol tha se është hera e parë që një hulumtim të tillë për korrupsionin e bëjnë me këtë target grup. Ai tha se synim i këtij hulumtimi ka qenë që të dihet njohuritë dhe përvojat që kanë të rinjtë për korrupsionin.
Fitore Metbala ka bërë prezantimin e hulumtimit në të cilën kanë qenë të përfshirë 400 nxënës e studentë të 5 komunave të Kosovës. Sipas këtij hulumtimi, Qeveria vazhdon të jetë më e korruptuara. Situata në sistemin e edukimit vazhdon të përballet me probleme si aktivitete korruptive, keqpërdorim i të mirave materiale, neglizhenca e të tjera.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se të rinjtë duhet të jenë të mbrojtur nga korrupsioni, për luftimit e së cilit arma më e mirë mbetet edukimi i mirësjelljes dhe vetëdijesimi i të rinjve se korrupsioni është krim.
Ndërsa, James Hope, drejtor i misionit të USAID – it në Kosovë, tha se korrupsioni duhet luftuar, sidomos në sistemin e arsimit, që është baza e një shoqërie.
Hulumtimi është bërë në komunat: Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Podujevë dhe Mitrovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.