Ditën e dielë, më 4 shtator, Nënë Tereza do të bëhet shenjtore e Kishës Katolike. Papa Françesku ka firmosur sot dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezes, event që do të mbahet në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Shenjtërimi i Nënë Terezës do të jetë eventi kryesor i Vitit Jubilar të Mëshirës në Vatikan, ndryshe nga kishte kërkuar Kisha Katolike Indiane që ceremonia të zhvillohej në kishën e tyre.
Data 4 shtator do të shënohet në Kalenderin Apostol si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës.
Më 17 dhjetorin e kaluar Papa Françesku ka firmosur dekretin për njohjen e mrekullisë së kryer nga Nënë Tereza në shërimin e plotë nga një tumor në tru, në gjendje mjaft të avancuar, të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit.
Sot në Koncistorin e Tretë të Rregull Publik për Kanonizimin e të Lumturve, Papa Françesku ka caktuar datën e kremtimit të ceremonisë