Lajmet e fundit

Konjufca dhe aktivistët e VV, sot para Gjykatës

wgjykimTrembëdhjetë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, do të dalin sot para Gjykatës, me akuzapër rrokullisjen e veturave të EULEX-it në vitin 2009.
Seanca gjyqësore, ndaj Shefit të Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, dhe aktivistë e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt me 25 shkurt, por në mungesë të dëshmitarëve ajo u shty për 16 mars.
Trembëdhjetë aktivistët e VV të akuzuar, e në mesin e tyre edhe Glauk Konjufca, akuzoheshin me dy vepra penale: pjesëmarrje në grup për kryerje të veprës penale, si dhe dëmtim të pasurisë së paluajtshme, e cila ka të bëjë me dëmtimin e disa veturave të EULEX-it në vitin 2009.
Mirëpo, sipas gjyqtarit Vesel Ismaili, tashmë të akuzuarit mbetën të ngarkuar vetëm me akuzën e parë, transmeton KP.
Seanca e kaluar e këtij rasti kaloi me një përplasje mjaft të ashpër mes sekretarit të Lëvizjes vetëvendosje, Dardan Molliqaj, dhe gjyqtarit Vesel Ismaili.
Derisa aktivistët e LVV-së, arrestimet që iu bënë i quanin politike, edhe vet gjyqtari i rastit ka thënë se ndjehet “i irrituar me aksionin e ndë rmarrë për arrestime, një ditë para protestës”.
Më 25.08.2009, në Prishtinë, në parkingun mbrapa stadionit të Prishtinës, aktivistët e Vetëvendosjes kanë rrokullisur dhe dëmtuar veturat e misionit ndërkombëtar EULEX, që sipas prokurorit dëmet arrijnë përmasat deri në 95 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.