Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sot në Zubin Potok se Serbia do të vazhdojë t’i financoj institucionet e veta në Kosovë.
Ai po ashtu ka paralajmëruar se kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq së shpejti do ta vizitoj Kosovën.
Gjuriq në Zubin Potok ka thënë se Serbia do të vazhdojë t’i financoj të gjitha institucionet e saja në Kosovë dhe se ato do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime sikur deri me tash.
“Njerëzit mund të planifikojnë që edhe në shtator fëmijët normalisht të shkojnë në shkollë dhe se mund të shërohen në institucionet tona shëndetësore”, ka thënë Gjuriq, i cili në Zubin Potok u takua edhe me ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq.
Gjuriq po ashtu ka vizituar edhe Gazivodën.
Tutje ai i është kundërpërgjigjur në mënyrë të vrazhdë ministres kosovare për Dialog, Edita Tahiri.
“Shkollat serbe dhe spitalet në Kosovë nuk ka mundur t’i shuaj as Sulltan Pajaziti, e ato nuk do të mund t’i shuaj as Edita Tahiri e as kushdo tjetër nga Prishtina. Serbët do të vazhdojnë të ekzistojnë në Kosovë, Serbia do të vazhdojë ta mbështesë popullin serb në Kosovë”, ka thënë ai.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.