Milani dhe Lazio kanë ndarë pikët në xhiron e 30-të në Serie A duke barazuan në San Siro me rezultat 1 me 1.
Marco Parolo shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e nëntë duke i dhënë epërsinë mysafirëve.
Kjo epërsi zgjati gjashtë minuta pasi Carlos Bacca barazoi gjithçka pas asistimit të Luiz Adrianos.
Në minutën e 84-të Luliq i Lazios u ndëshkua me karton të kuq, por pavarësisht kësaj romakët arritën të mbajnë rezultatin.
Milani tani ka 49 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa Lazio është e teta me 42.