Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se ka mbajtur një takim me babanë dhe agjentin e mesfushorit shqiptar të Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka.
23-vjeçari, që njihet si “Ajnshtajn i ri” nga kolegët e tij për shkak se di të lexojë lojën dhe dashurisë së tij për shkencën, ka kontratë me Gladbachun deri më 2019, por ka shprehur disa herë dëshirën për të luajtur në Angli, raporton “Bild”, transmeton koha.net.
Reprezentuesi i Zvicrës shihet si investim ideal për mesfushën e Arsenalit pasi Mathieu Flamini, Tomas Rosicky, Mikel Arteta dhe Santi Cazorla janë afër fundit të karrierës.