Ka filluar seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën parashihen 10 pika të rendit të ditës, raporton Indekonline.
Në seancë sot nuk po marrin pjesë asnjëra parti opozitare.
Në rend të ditës sot është edhe votimi për Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurorimit, pikë kjo që në seancën e fundit nuk kishte kaluar.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas fjalimit të kryeministrit Isa Mustafa ka kërkuar nga deputetët e pranishëm që të mbajnë një minutë heshtje për viktimat e sulmeve terroriste në Bruksel.
Veseli pastaj ka ftuar sërish opozitën të kthehet në Kuvend duke theksuar se beson se edhe ata pavarësisht mospajtimeve që kanë janë të pajtimit edhe ata për luftimin e terrorizmit.