Lajmet e fundit

MIRUPAFSHIM presidente Atifete JAHJAGA!

atifetiSot është dita e fundit e Atifete Jahjagës në pozitën e presidentes. Para 5 vjetësh ajo u votua në Kuvendin e Kosovës nga shumica e partive politike, me përjashtim Vetëvendosje.
Jahjaga është presidentja më e votuar në Kuvend nga i gjithë spektri politik i Kosovës.
Jahjaga erdhi nga Policia e Kosovës që kishte pozitën e zëvendësdrejtoreshës për ta ushtruar postin më të rëndësishëm, duke marr timonin shtetit. Jahjaga ishte femra që kishte pozitën më të lartë në Policinë e Kosovës.
Jahjaga erdhi në krye të shtetit nga një marrëveshje në mes PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, që kishte për synim daljen e vendit nga kriza, që ishte shkaktuar për shkak se Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se zgjedhje e Behgjet Pacollit president kishte shkelje Kushtetuese.
Më vonë ajo iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, ku kërkoi interpretimin për mandatin e saj, që mori një përgjigje se Jahjaga është në krye të shtetit deri më 6 prill 2016, raporton Indeksonline.
Jahjaga vazhdoi punën duke i dhënë rëndësi politikës së jashtme, që u vlerësua si fusha më e suksesshme e saj.
Jahjaga vizitoi pjesën më të madhe të botës, ku u prit nga lider botëror dhe mori mbështetje për punën e saj.
Jahjaga kishte përkrahje të pa rezervë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e konsideruar si presidente që ka përmirësuar imazhin e Kosovës.
Ajo kishte një raport special me zëvendës presidentin amerikan, Joe Biden, që e priti në fund të mandatit në Shtëpi të Bardh.
Po ashtu presidentja u prit edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Barack Obama.
Jahjaga përgjatë mandatit të saj 5 vjeçar nuk është pafolur për ndonjë aferë korrupsioni.
Ajo mbajti një fjalim mbresëlënës në forumin ‘TEDx Amsterdam W omen’ ku u duartrokit gjatë nga të pranishmit.
Ajo kishte mbajtur një fjalim për kontributin e grave të Kosovës në periudhat e ndryshme të shtet formimit tonë, me titull “Zërat që thyen heshtjen: Gratë e Kosovës”.
Jahjaga punoi shumë edhe për të drejtat e grave ku krijoj këshillin kombëtar për të mbijetuarat e dhunës seksuale.
Jahjaga po ashtu themeloi Këshillin Anti Korrupsion, por që nuk pati ndonjë rol të fuqishëm për ndryshimin gjendjes.
Së fundi ajo krijoj edhe komisionin ndërkombëtarë për demarkacionin me Malin e Zi, që u vlerësua si hap i drejt për ta qartësuar vijën kufitare që po kontestohet nga opozita.
Në shtator të 2014 Jahjaga u nderua me çmimin “Clinton” në Neë York, si promovuese e paqes në rajonin Ballkanit.
Ajo më shumë kishte fuqi në arenën ndërkombëtare, sepse ishte e ftuar në çdo forum që organizohej nga shtetet e fuqishme. Jahjaga nuk u ftua në samitin e Ohrit në Maqedoni, por që u anuluar për shkak të mos pjesëmarrjes së saj.
Jahjaga para përfundimit të mandatit doli edhe nëpër komunat e Kosovës bashkë me kryetarët e odave ekonomike, ku u interesua për gjendjen ekonomike të bizneseve. /Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.