Me rastin e betimit të Hashim Thaçit si president i Kosovës, për sot në ora 11:00, është thirrur një seancë solemne nga Kuvendi i Kosovës.
Në seancë merr pjesë presidentja në largim, Atifete Jahjaga.
Jahjaga nesër në ceremoni solemne në sheshin “Ibrahim Rugova”, do t’i dorëzojë detyrën presidentit të rim ku pritet të marrin pjesë mbi 1000 personalitete të ndryshme nga bota.
Vetëvendosej ka paralajmëruar se nuk përjashton mundësinë e organizimit të një aksioni simbolik kundër Thaçit president, transmeton Koha.net.
Deputetë serbë të Kuvendit të Kosovës, të cilët mundësuan krijimin e kuorumit me të cilin, pas votimit të tretë në Kuvend, Thaçi u zgjodh president kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në asnjë ceremoni të ndërlidhur me marrjen e postit nga kryetari i ri.