Lajmet e fundit

Hasani: Qëllimi i koalicionit ishte Thaçi president, tash mund të flasim për zgjedhje

largea_nahit_hasani1352675454Deputet i PDK-së, Nait Hasani ka folur në “Interaktiv” të KTV-së për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.
Për Nait Hasanin, qëllimi i koalicionit PDK-LDK-Srpska është kryer në momentin kur Thaçi u zgjodh president, dhe se tash mund të flitet për zgjedhje, duke mos e quajtur këtë tradhëti ndaj LDK-së, por duke thënë se kjo është politika.
Ai ka thënë se Thaçi ka ardhur në krye të shtetit të Kosovës njëjtë sikur paraardhësit e tij, përveç Jahjagës, transmeton Koha.net. “Thaçi është model i paraardhësve të tij, edhe të tjerët kanë qenë kryetarë të partive, përveç Jahjagës. Kjo nuk është praktikë e mirë, por ky ka një elektorat të madh dhe tregon një stabilitet në Kosovë”, ka thënë Hasani.
Nait Hasani për inaugurimin e Thaçit ka thënë se është për herë të parë në rastet kur presidenti zgjidhet nga Kuvendi. Ai nuk përjashtoi rastin e ndryshimit të Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit, në të ardhmen.
“Inaugurimin në shesh në këtë formë e kemi parë vetëm në republikat presidenciale, kur zgjidhet nga populli. E në rastet kur zgjidhet nga Kuvendi, kjo është hera e parë”, shtoi Hasani.
Ndërsa në relacion opozitën, ai ka thënë se opozita duhet të ulet domosdoshmërish me presidentin në një tryezë.
“Deklaratat kundër Thaçit janë politike dhe aty nuk ka ‘kurrë’. Ai mund t’i shpall zgjedhjet, dhe për këtë duhet të takohet me partitë dhe ata duhet të diskutojnë”, ka përfunduar Hasani.

One comment

  1. Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

Leave a Reply

Your email address will not be published.