Lajmet e fundit

Rusia e dërgon pjesën e parë të sistemit raketor në Iran

armatimMinistria e jashtme e Iranit ka njoftuar sot se Rusia e ka dërguar pjesën e parë të sistemit të mbrojtjes raketore, S-300, në Iran.
Rusia ka thënë se e kishte anuluar kontratën për dërgimin e sistemit S-300, që është ndër më të avancuarit në botë, për Iranin nga vitit 2010, pas presionit nga shtetet perëndimore.
Por, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka tërhequr këtë ndalesë, nga viti 2015, pas marrëveshjes së përkohshme atomike ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore.
Izraeli fuqishëm e ka kundërshtuar furnizimin e Iranit me këtë sistem.

Leave a Reply

Your email address will not be published.