Agjencia Kundër Korrupsionit i ka detyruar dy zyrtarë të Komunës së Obiliqit që të heqin dorë nga bashkëpronësia që kishin në biznese private, krahas postove publike që ushtrojnë.
Zyrtarët e kësaj Agjencia kishin konstatuar se nënkryetari Komunës së Obiliqit për komunitete, Slavisha Jakovleviq dhe këshilltari komunal nga radhët e LDK-së, Hajrullah Sallova ishin në konflikte interesi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Të dy zyrtarët publikë i janë shmangur kësaj gjendjeje vetëm pas shkresave zyrtare, më saktë paralajmërimit për masa të tjera që ua kishte dërguar AKK-ja.
Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se rasti i hapur me dyshimin e bazuar për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik, nr. AKK-03-02-3958/15,për Slavisha Jakovleviq-nënkryetar i Komunës së Obiliqit e bashkëpronar në biznesin privat “Eko-Plemetina” dhe rasti nr. AKK-03-02-3957/15,për Hajrullah Sallovën-anëtar i Kuvendit të Komunës së Obiliqit,e bashkëpronar në biznesin privat “Habena”, janë trajtuar sipas procedurës së paraparë në Ligjin nr. 04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.koha.net
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?