Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku ka vendosur që mos të luaj në ndeshjen vendimtare për skuadrën që ka kartonin e tij, Zurich.
Sadiku po luan i huazuar te Vaduz këtë edicion ndërsa ka refuzuar të jetë të mërkurën në fushë në ndeshjen ndaj Zurich.
Zurichut i duhet fitorja nëse ata e dëshirojnë mbijetesën, ndërsa për Vaduz pikët nuk vlejnë asgjë sepse mbijetesa është arritur.
Për këtë, Sadiku e ka pranuar se nuk do të luaj ndaj Zurich duke thënë se nuk mund ta dëmtojë skuadrën që ka kartonin e tij.