Lajmet e fundit

Për katër muaj Dogana arkëtoi 63 milionë euro më shumë se vjet

dogana-e-kosovesMinistri i Financave- Avdullah Hoti ka konfirmuar se gjatë periudhës janar-prill 2016 Dogana ka arkëtuar 63 milionë euro më shumë se në vitin e kaluar.
“Gjatë periudhës janar-prill 2016, të hyrat në Doganë u rritën me 22.5% ndërkaq në ATK me 7.1%. Në total, janë mbledhur 63.3 mil euro më shumë se vitin e kaluar. Kjo rritje vjen si rezultat i masave të ndërmarra nga Dogana dhe ATK për ngushtimin e hendekut tatimor dhe nga aktiviteti i shtuar ekonomik në vend”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai më tutje ka thënë se të dhënat tregojnë se kemi pasur rritje të vlerës dhe sasisë së importit, që reflektojnë rritjen e kërkesës agregate në vend, transmeton Koha.net.
“Rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur nga rritja e tatimit në korporata për kompanitë e mëdha.
Përgëzoj punën e të gjithë zyrtarëve doganorë dhe tatimorë. Në veçanti, përgëzoj ekipet antikontrabandë që me përkushtim janë duke i mbyllur mundësitë e kontrabandës dhe evazionit fiskal”, është shprehur Hoti.koha.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.