Një aksident ku janë përfshirë 5 automjete ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se tre nga mjetet e aksidentuara janë me targa kosovare ndërkohë që dy të tjerat me targa shqiptare.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm, raporton Shekulli, pa dhënë më shumë detaje. Nga përplasja e mjeteve ka pasur gjithashtu edhe dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.