Lajmet e fundit

Tri Agjencitë e pronave ose shkrihen në një ose shpërbëhen, këtyre s’u pëlqen

pronaTri agjencitë që merren me çështjen e pronave mund të shkrihen në një institucion të vetëm, ose të shpërbëhen.
Gjatë hartimit të Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore është identifikuar se reformimi i këtyre agjencive është i domosdoshëm.
Por, zyrtarët udhëheqës në hartimin e kësaj strategjie thonë se për këtë duhet kohë dhe se janë vetëm në fazën e diskutimeve.
Agjencia Kadastrale e Kosovës është me mandat të përhershëm dhe si e tillë, drejtuesit e saj thonë se nuk do të bashkohet me asnjë institucion tjetër.
As Agjencia e Pronës nuk e sheh të nevojshëm bashkimin me agjencitë e tjera.
Kjo agjenci është në përfundim të mandatit, porse me vendim të Kuvendit pritet të shndërrohet në Agjenci për Krahasim dhe Verifikim të Pronave.
Kosova obligohet të zgjedhë problemet me definimet e pronave, nëse dëshiron të ketë investime nga vendet e Bashkimit Evropian, pasi një gjë të tillë e rekomandon Marrëveshja kontraktuale me BE-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published.