Lajmet e fundit

Shqipëria kërkon sërish anëtarësimin e Kosovës në NATO

natoKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në mbyllje të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë ka kërkuar institucionalizimin e marrëdhënieve NATO – Kosovë.
Rama ka shprehur besimin se integrimi i Kosovës në familjen euroatlantike është një domosdoshmëri, jo thjesht për Kosovën, as vetëm për Ballkanin, por për të gjithë familjen euroatlantike, shkruan sot Koha Ditore.
“Mbetet i padiskutueshëm fakti që përgjegjësitë e integrimit të Kosovës nuk mund të kërkohen vetëm jashtë saj. Udhëheqja politike, institucionet dhe mbarë shoqëria e Kosovës, pa dyshim, do të mbajnë barrën kryesore në këtë proces jetik si për shtetin më të ri në Evropë, ashtu dhe për krejt rajonin. Integrimi në Aleancë i vendeve të rajonit që aspirojnë fort anëtarësimin, siç është Kosova, do të jetë një faktor reflektimi dhe inkurajimi edhe për vende që ende janë të dyzuara në raportet e tyre me NATO-n. Përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO do të jetë pa dyshim një investim strategjik, kapital, përmes të cilit, arkitektura e sigurisë evropiane dhe euroatlantike në jug dhe juglindje të kontinentit do të merrnin një trajtë shumë të më plotë dhe shumë më të sigurt. Kjo do të ishte në një kohë, përgjigjja më e qartë si për ambiciet gjeopolitike të aktorëve të tjerë dhe të rajonit, ashtu edhe përballë valëve të rreziqeve dhe kërcënimeve që vijnë pa ndërprerje nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut”, ka deklaruar Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.