Ferronikeli e Prishtina kishin 10 ditë kohë për të plotësuar kriteret e UEFA-s, nga dita kur mësuan se mund të kenë mundësi të luajnë në Evropë.
Ato megjithatë nuk do të luajnë, pasi ngelën në testin e UEFA-s.
Por, të njëjtat klube sikur edhe të tjerat kishin edhe 17 vite të tjera për ta pritur të gatshme këtë ditë, shkruan sot “Koha Ditore”. Po kaq vite kohë pati edhe Qeveria për të ndërtuar një stadium apo për ta rinovuar ndonjë që do të plotësonte kriteret e UEFA-s për gara ndërkombëtare.
UEFA, me vendim për të mos u dhënë licencën klubeve kosovare për këtë sezon, konfirmoi atë që është shkruar e thënë plot herë – mospunën e klubeve dhe të shtetit.
UEFA ngeli skuadrat kosovare për dy kritere bazë: atë financiar dhe infrastrukturor. I pari lidhet direkt me klubet, kurse i dyti më shumë me mungesën e investimeve të shtetit. Por edhe klubet mund të ndërtojnë vetë stadiume.
Në klubin Ferronikeli pranojnë se kanë faj, te Prishtina thonë se i kanë kryer punët e tyre, porse “janë vonuar pak me pagesa” .
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?