Mungesa e buxhetit vetanak për të financuar projekte, por edhe për plotësimin e nevoja familjare, ka bërë që numri i personave të cilët hyjnë në kredi dita ditës të rritet.
Bankat komerciale sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kanë lëshuar rreth 475 mijë kredi.
Aktualisht në kredi po sipas BQK-së, janë më shumë se 252 mijë persona fizik dhe mbi 23 mijë biznese. Në këto statistika ka persona që kanë më shumë se një kredi në njërën nga bankat komerciale të cilat operojnë në Kosovë.
Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada ka treguar për Telegrafin për numrin e kredimarrësve aktiv.
Sipas tij, totali i kredive aktive në sistemin bankar të Kosovës është rreth 276 mijë.
“Numri i personave fizik që kanë kredi aktualisht ( kredi aktive), është 252,639 persona. Ndërsa personat juridik (bizneset), me kredi aktive është 23,348 persona juridik. Pra totali i kredive aktive në sistemin bankar është 275 mijë e 987 kredimarrës aktiv –persona fizik dhe juridik”, ka bërë të ditur zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada.
Kurse njohësi i sektorit bankar, Milazim Abazi ka thënë për Telegrafin se kreditë aktive në vend nuk janë të mëdha, pasi që bankat kanë mundësi të lëshojën më shumë kredi.
Sipas tij, Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ka vetëm rreth 35 për qind të GDP-së në kredi.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.