Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur i shqetësuar me ndërprerjen e shpeshtë të energjisë elektrike.
Haradinaj kërkoi nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka që të sqarojë arsyen e ndërprerjes së energjisë me theks të veçantë në Podujevë e që këtë kohë të ftohtë qytetarët po ballafaqohen me mungesë të rrymës.
Por pyetja e Haradinajt mbeti pa përgjigje pasi që në mbledhjen e Qeverisë mungoi ministri Lluka.