Të martën e kaluar, një shqiptar 42-vjeçar është ndaluar para një shkollë fillore në Charleville-Mézières të Francës. Që atëherë, ai dhe familja e tij janë nën kërcënim të dëbimit.
Ishte një e martë sikur të tjerat. Marjana dhe Bilbili (emra të koduar), dy shqiptarë të ardhur në Francë në vitin 2015, kishin ardhur për ta marrë fëmijën e tyre tetëvjeçar nga shkolla fillore “Franck-Mozart” në Charleville-Mézières. 50 metra nga shkolla, ata i ndalon një polic, në momentin që Marjana dhe i biri i saj po hynin në veturë.
Polici i drejtohet Bilbilit dhe e urdhëron të dalë nga vetura. Më pas, shqiptarit 42-vjeçar i vihen prangat dhe shoqërohet në komisariat.
“Unë ju thashë: `Por, unë jam e vetme me një fëmijë dhe nuk di të drejtoj veturën!’ Ata as që më dëgjuan dhe më lanë aty në veturë”, i përkujton ato momente Marjana, ende e tronditur nga ngjrja.
Ky arrestim shkaktoi shumë emocione në shkollë. Nga ana e saj, Komuna e ka pranuar se vendarrestimi i shqiptarit nuk ka qenë vend i përshtatshëm për një veprim të tillë. Megjithatë, Frédéric Cloëez, sekretari i përgjithsëhm ka nënvizuar: “Kërkesa për azil dhe ankesa janë hedhur poshtë”.
Që nga ardhja e familjes shqiptare në Francë në vitin 2015, jeta e Bilbilit dhe Marjanës është shndërruar në makth të vërtetë, shkruan “France 3”, përcjellë Albinfo.ch. Djali i tyre 15-vjeçar, Cerili, është përkujdesur nga një psikiatër për shkak të kërcënimeve që i janë bërë kur ata ishin në Shqipëri. Një fakt që u mundësoi të kërkonin mbrojtje të një fëmije të sëmurë. Një dosje që nga Komuna u vlerësua si e “pakompletuar”.
Pas kërkesës për azil dhe ankesës së tyre, që të dyja të refuzuara, Marjana, Bilbili, Cerili dhe Admiri u gjendën në fokus të detyrimit për tu larguar nga territori francez.
Përderisa Bilbili ishte në arrest shtëpiak që nga shkurti i këtij viti, më 07 mars, Marjana dhe Bilbili është dashur të shkojnë në komisariat për të nënshkruar një dokument. Në atë rast, ata arrestohen dhe asnjëherë nuk e kuptuan shkakun. Policia vihet në kërkim të fëmijëve të tyre, mirëpo nuk arriti t`i bashkojë për ta realizuar dëbimin.