Lajmet e fundit
Kapet në Qafë-Thanë shtetasi serb me dron – dyshohet se do e përdorte për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Kapet në Qafë-Thanë shtetasi serb me dron – dyshohet se do e përdorte për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Policia kufitare në Qafë-Thanë ka ndaluar mbrëmjen e sotme një shtetas serb me një dron që dyshohet se do e përdorte në ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi që luhet më 8 tetor.

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi serb, siç raporton BW, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin, është arrestuar rreth orës 17:00 dhe po merret në pyetje nga policia.

Ngjarja vjen vetëm 3 javë para ndeshjes së Kombëtares shqiptare me atë serbe, e përfolur shumë për shkak edhe të incidentit të ndodhur në ndeshjen e parë në Beograd, ku shqiptari Ismail Morina ngriti me dron një flamur dhe më pas pati dhunë ndaj futbollistëve shqiptarë.

Pikërisht për shkak të dhunës, ndeshja u ndërpre, ndërsa Shqipëria ndërmori një “luftë” të madhe për të fituar 3 pikët në tavolinë. Pas shumë muajsh, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi t’i japë 3 pikët Shqipërisë. Në këtë ndeshje nuk do të ketë tifozë serbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.