Lajmet e fundit
Facebooku ndihmon në gjetjen e fëmijëve të humbur

Facebooku ndihmon në gjetjen e fëmijëve të humbur

Facebook ka lidhur bashkëpunim me shoqatën bamirëse “Missing People” (Njerëzit e humbur) për të përhapur alarme në rrjetin social për fëmijët e humbur në Britani të Madhe.

“Alarmi për shpëtimin e fëmijëve” do të ketë informacione kyçe për personin e humbur dhe do të jetë i dukshëm vetëm për përdoruesit që jetojnë në pjesën ku është parë së fundmi personi i humbur.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të shpërndajnë njoftimet me të gjithë në rrjetin e tyre për të rritur mundësinë e gjetjes së fëmijëve.

“Teksa shpresojmë që të mos kemi nevojë të përdorim sistemin, partneriteti me Facebookun do të sjellë diferencë të madhe në zgjerimin e informacioneve te më shumë sy e veshë kur diçka e keqe mund të ndodhë”, ka thënë udhëheqësi i “Missing People”, Jo Youle, raporton “DigitalSpy”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.