Lajmet e fundit
Ka filluar  zyrtarisht dita e aplikimit për legalizimin e objekteve pa leje

Ka filluar zyrtarisht dita e aplikimit për legalizimin e objekteve pa leje

Në shënim të kësaj dite, është mbajtur edhe një tubim i përbashkët i përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural, përfaqësues të Komisionit Evropian, përfaqësues të drejtorive komunale të Urbanizmit nga e gjithë Kosova e kështu me radhë.

Legalizimi i objekteve pa leje është faza e dytë e zbatimit të Ligjit për trajtimin e objekteve pa leje. Kjo fazë zhvillohet pas regjistrimit të objekteve pa leje, që ka filluar në shkurt të sivjetmë.

Sipas ministrit të Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, në procesin e legalizimit do të hyjnë rreth 356 mijë objekte, që në fazën e parë të projektit janë regjistruara si pa leje.

Sipas tij, këtë projekt po e bëjnë sipas direktivës dhe praktikave evropiane. Ai e ka quajtur projektin si diçka që ka të bëjë me zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës, ndërsa ka falënderuar veçanërisht Komisionin Evropian në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.