Lajmet e fundit
Mustafa ka refuzuar të ballafaqohet i vetëm me deputetët

Mustafa ka refuzuar të ballafaqohet i vetëm me deputetët

Kryeministri Isa Mustafa ka refuzuar të ballafaqohet i vetëm me deputetët në debatin për katër marrëveshjet e fundit me Serbinë, i paraparë të zhvillohet në seancën plenare të së enjtes. Vetë Mustafa i ka kërkuar Kuvendit që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës.

Mustafa nuk do që të dalë në Kuvend pa prezencën edhe të partnerit kryesor qeverisës, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi. Thaçi ndodhet për vizitë zyrtare në Britani të Madhe.

“Kryeministri Mustafa e ka firmosur kërkesën dhe shtyrjen e debatit e ka arsyetuar me pamundësinë e disa anëtarëve të kabinetit qeveritar për të marrë pjesë në seancë, shkaku që ndodhen në vizita zyrtare jashtë vendit”. “Ky ka qenë arsyetim formal, por arsyeja kryesore është mungesa e zëvendëskryeministrit Thaçi. Kryeministri nuk do që ta marrë mbi vete gjithë barrën e raportimit, por që atë ta ndajë me liderin e subjektit kryesor në Qeveri”.
Në Qeveri dhe në Kuvend kanë refuzuar gjatë ditës të japin informacione përkitazi me këtë zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.