Deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, parashtroi pyetje për Ministrin e Financave, Abdullah Hoti.
Ajo e pyeti se çfarë ka ndodhur me sigurimet shëndetësore, meqënse në janar të 2015, Hoti kishte premtuar se kjo gjë do të rregullohet.
Hoti u përgjigjë se ministria e tij ka kryer punën, por është ministria e shëndetësisë ajo që ende nuk i ka përfunduar përgaditjet.
Kurse Ministri i Shëndetësisë, Imer Rrahmani, u shpreh se ministria e tij është duke punuar me shumë intensitet për ta përfunduar këtë punë.
“Gjatë gjithë kësaj kohe kemi punuar mjaft shumë”.
“Janë shtyer përpara shumë procese, në përgaditjen e udhëzimeve administrative”.
“Dhe janë duke u përgaditur një varg i udhëzimeve administrative”, u përgjigjë Rrahmani.