Lajmet e fundit
Edhe Rashiq i bashkohet Listes Serbe…

Edhe Rashiq i bashkohet Listes Serbe…

Kryetari i Partisë Demokratike Progresiste serbe (PDS), Nenad Rashiq, i është bashkuar Grupit Parlamentar të Listës Serbe

Kështu thuhet në një njoftim të koalicionit më të madh subjekteve politike serbe (Listës Serbe), ku bëhet e ditur se pas një takimi që Rashiq pati me kryetarin e kësaj liste, Aleksandar Jabllanoviq.

“Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, i bënë me dije opinionit publik se ky grup parlamentar është përforcuar edhe me një deputet tjetër nga komuniteti serb. Sot në një takim në zyrën e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, ku morrin pjesë kryetari i kësaj liste, Aleksandar Jabllanoviq, deputetët e kësaj liste si dhe kryetari dhe deputetit i vetëm i Partisë Demokratik Progresiste, Nenad Rashiq, u arrit marrëveshja që partia e këtij të fundit të futet në Grupin Parlamentar të Listës Serbe”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, raporton lajmi.net.

Gjithashtu bëhet e ditur në arritjen e kësaj marrëveshje, kanë kontribuar diskutimet e shumta të bëra që një kohë në mes të përfaqësueve të Listës Serbe dhe deputeti Rashiq

Leave a Reply

Your email address will not be published.