Lajmet e fundit
Haxhiu: Ambiciet e Mustafës për të mbetur me çdo kusht kryeministër janë të sëmura

Haxhiu: Ambiciet e Mustafës për të mbetur me çdo kusht kryeministër janë të sëmura

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje tha se bashkëpunimi opozitar është më i miri i mundshëm që nga paslufta, ndërsa tha se opozita shumë shpejt do të dalë me datën se kur do të mbahet protesta gjithëpopullore për të kundërshtuar marrëveshjet e Brukselit.

Ajo tha se edhe nënshkrimi i peticionit është në vazhdën e aksioneve, tribunave që po mbahen me qytetarë për t’iu treguar sa të dëmshme janë këto marrëveshje për Kosovën.

Haxhiu nënshkrimin e peticionit e quajti shumë të rëndësishëm, sepse po flitet për cenimin e vendit.

Deputetja e VV-së tha se dihet se qeveria e Kosovës nuk reflekton dhe për këtë shumë shpejtë do të vendoset edhe për datën e protestës gjithëpopullore, raporton Telegrafi.

Ajo dhe dëmet nga marrëveshja për ‘Zajdenicën’ do të jenë shumë të mëdha dhe Kosova do të bëhet si Bosnja, ku s’mund të merr vendime pa e dhënë pëlqimin ‘Republika Serbe’.

Haxhiu tha se situata në Kosovë është e tensionuar dhe kësaj i ka paraprirë marrëveshja për ‘Zajdenicën’ e nënshkruar nga Isa Mustafa. Ajo tha se Mustafa nuk e kish larguar asnjëherë Jabllanoviqin nëse nuk do të kishte protesta.

Por se a do të jenë protestat e dhunshme, ajo tha se për këtë më mirë është të pyetet Isa Mustafa dhe Skender Hyseni.
Haxhiu bëri të ditur se Policia e ka ndalur atë dhe kryetarin e lëvizjes për të parë nëse kanë fletushka dhe kjo sipas Haxhiut është skandaloze.

Deputetja e VV-së tha se bashkëpunimi opozitar është më i mirë që nga paslufta. Ajo foli edhe për bashkëpunimin e mëhershëm me LDK-në, por tha se edhe në atë kohë LDK, një këmbë e ka pasur në opozitë, në një opozitë.

Haxhiu i quajti ambicie të sëmura të Mustafës që me çdo kusht të mbetet kryeministër. Ajo tha se pikërisht për këtë pozitë ishte prishur edhe blloku opozitar.

Ndryshimin e qëndrimit të AAK-së, se cila para disa muajve ka votuar pro marrëveshjeve, ndërsa tash i kundërshton, e quajti vlerë, pasi sipas saj, ku një parti reflekton pozitivisht kjo është një vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.