Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha mbrëmë se do ta nominoj zyrtarin e lartë të Pentagonit, Eric Fanning, në postin e sekretarit të armatës.
Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, zoti Fanning do të jetë lideri i parë homoseksual, që këtë e pranon haptas, në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.
Prej muajit qershor, ai ishte ushtrues i detyrës së nënsekretarit të ushtrisë.
Ai ka shërbyer si ndihmës special i sekretarit amerikan të mbrojtjes, Ashton Carter, dhe ka mbajtur poste të larta në Forcën Ajrore, përcjell rel.
Kur Fanning kishte filluar të punoj në Pentagon, në ushtrinë amerikane ishte i ndaluar shërbimi i homoseksualëve sipas politikës së njohur, “mos pyet, mos trego”.
Kjo politikë është tërhequr nga presidenti, Barack Obama, në dhjetor të vitit 2010.