Ky është mesazhi qe i dergova dy here faqes ne Fb qe po thirret ne emer te ministrise. Nuk morra pergjigje:
Pershendetje.
I/e nderuar,
A keni informacion se pikat grumbulluese kete vit nuk kane qene te gatshme per te mbledhe sasite e kumbullave te prodhuara ne Kosove. Nje nder te refuzuarit jam edhe une. Dhe sipas njerit prej shefave te pikave grumbulluese, po na vijne kumbulla nga rajoni me super cmim te lire, sa qe nuk po kemi llogari me i mbledhe edhe kumbullat neper pemishtet tona.!!!
Dhe pyetja ime e thjeshte eshte:
Ku eshte roli i shtetit dhe vecmas i Ministrise per te mbrojtur kultivuesit e kumbulles per keto vite, dhe veçmas ne kete vit qe Zoti ka dhene bereqet te shumte ne kete varietet.???!