Lajmet e fundit
Eli Gashi : Kendveshtrim tri sfidat e muajve…..

Eli Gashi : Kendveshtrim tri sfidat e muajve…..

Kendveshtrim: Tri sfidat e muajve

Gjykata Speciale
Asociacioni i Komunave me shumice Serbe.
Demarkacioni me Malin e Zi

Gjykata Speciale- Rreth krijimit te kesaj gjykate, pate reagime te shumta dhe zera te ndryshem, te mbare opinionit publik. Gjykata Speciale u krijua me apo pa dashjen e Qeverise se Kosoves, dhe vullnetit te popullit. Deshem apo nuk deshem, krijimi i kesaj gjykate sjelle me vete nje sere dilemash e qe do te shihen me pas. Autoritetet Kosovare, ende nuk e kan te qarte, se cfare roli do ta kene ne funksionimin e saj. Ne kete rast Specialja do te shtrine negociata me vendet e tjera, ne lidhje me vendosjen dhe funksionimin e plote jashte territorit te Kosoves. Me nje presion te ushtruar dhe te vazhdueshem nderkombetar u firmos edhe kjo marreveshje, nga ana e autoriteteve te Kosoves. Roli i kesaj gjykate eshte, qe te mbledh sa me shume fakte rreth ceshtjeve te ndryshme, duke filluar prej korrupsionit e deri tek krimet e renda. Pretendohet qe te “pastrohet” imazhi i Kosoves, ne raport me te drejtat dhe ligjet qe posedon nje shtet demokratik.

Asociacioni i Komunave me shumice Serbe

Krijimi i ketij Asociacioni vjen si rrjedhoj e pakos se Ahtisarit, ku nje nder paragrafet parashihet, edhe krijimi i ketij Asociacioni. Me vete krijimin e ketij Asociacioni, merret nje pjese e sovranitetit te Kosoves, duke ushtruar nje shtrirje te plote te autoriteteve Serbe. Nje shtrirje e plote me kompetencat qe parashihen nuk mund te jete nje OJQ, ashtu sic eshte pretenduar nga nenshkruesit e kesaj marreveshje. Marreveshjen dhe qellimin e ketij Asociacioni e shpjegon me se miri Aktivistja per te drejtat e njeriut ne Beograd, z. Sonja Biserko. Beogradi me kete marreveshje synon qe ta pengoj Kosoven ne proceset e saj. Biserko e kritikon edhe planin e Ahtisarit, ku ne raportin e tij lene shume hapesire per keqkuptime. Asociacioni eshte kriju ne baza etnike, dhe jo sic pretendohet ne parime gjeografike dhe ekonomike.
Pa dy dyshim qe ky Asociacion do te shendrrohet, ne nje instrument te Beogradit, dhe ne kete menyre do ta kontrollonte Kuvendin e Kosoves. Me kompetencat qe do t’i kete ky Asociacion, zytaret e saj do ti marrin nga dy paga, njeren nga Qeveria e Kosoves dhe tjetren nga Qeveria e Beogradit, qe i bie perfitime edhe me te medha, nga qe eshte parashikuar.

Demarkacioni me Malin e Zi

Me nenshkrimin e kesaj marreveshje, nga Qeveria e Kosoves, rrezikohet humbja e me se 8229.4 hektar. Me demarkacionin jane marre njohes te mire te kesaj fushe. Nuk jane ne pyetje siperfaqe te vogla, sepse ka pasur reagime te shumta te vendaseve qe jetojne atje, qe pretendohet te merret nje siperfaqe mjaft e madhe e ketyre tokave. Populli ka sakrifikuar mjafte, a do te thote qe me faljen e ketyre tokave, do te quhej edhe nje sakrifice me teper? Para se te behej nje hap i tille, autoritetet Kosovare, eshte dashur te dilnin ne teren dhe te konsultohenin me njerezit qe posedojne tokat ne ate pjese.

Krejt ne fund, sa i perket ketyre marreveshjeve eshte shfaqur pakenaqesi e madhe nga ana e popullit, ku qartazi thuhet qe Kosova po rikthehet mbrapa me zhvillimet e fundit ne vend. Nenshkrimi i ketyre marreveshjeve eshte i pakthyeshem, sepse ndermjetesuesi ka qene dhe eshte faktori nderkombetare.
Me kete rast autoritetet e Kosoves para Brukselit jane, si studenti para profesorit i cili vazhdimisht kerkon maturi dhe pjekuri te plote ne raport me kerkesat.
Edhe po te rrotullohej qielli, as Isa Mustafa e as Hashim Thaqi, nuk do ta merrnin guximin ta pezullonin nje marreveshje te tille!

Eli Gashi

Leave a Reply

Your email address will not be published.