Lajmet e fundit
Smajl Latifi : Isa Mustafa drejt perëndimit të karrierës bukur të gjatë, të bujshme dhe mjaft kontraverse

Smajl Latifi : Isa Mustafa drejt perëndimit të karrierës bukur të gjatë, të bujshme dhe mjaft kontraverse

Isa Mustafa drejt perëndimit të karrierës bukur të gjatë, të bujshme dhe mjaft kontraverse

• Sikur Isa Mustafa dhe Qeveria që ai e udhëheqë, të barrikadohej në mbrojtje të tokave të Kosovës, që sipas marrëveshjes po i merr Mali i Zi, siç po vepron ndaj opozitës dhe qytetarëve të pakënaqur;
• Sikur Isa Mustafa dhe Qeveria që ai e udhëheqë, të bëhej grindavecë dhe ta zinte ‘belaja’ me Serbinë dhe me Malin e Zi, për mbrojtjen e dinjitetit të shtetit dhe interesit të Kosovës, siç po grindet dhe po kërkon ‘bela’ me opozitën dhe po i fyen e nënçmon qytetarët tanë;
• Sikur Isa Mustafa dhe Qeveria që ai e udhëheqë, ta luftonte korrupsionin e madh dhe të këqijat që po ia zënë frymën zhvillimit të Kosovës, siç po e bënë këtë me opozitën dhe të gjithë ata që e kritikojnë;
• Sikur Isa Mustafa dhe qeveria që ai e udhëheqë, ta kryente punën e vet, pra ta luftonte krimin dhe hajninë, t’i jepte fund rrenave dhe mashtrimeve dhe të fliste me rezultate konkrete, për të bërat dhe të pabërat, pa pasur nevojë që të krekoset si një xhel deti;
• Sikur Republika e Kosovës mos të ballafaqohej me gjendjen e rëndë institucionale, në të cilën, bartësit e institucioneve, janë të zhytur thellë në ujëra të turbullta dhe me rreziqe plot, duke ia vështirësuar nga dita në ditë, funksionimin normal, shtetit tonë;
• Sikur të shohim, se si Isa Mustafa dhe Qeveria që ai e udhëheqë, po hedhin hapa konkret, që të bindemi, se Kosova po del nga kriza e rëndë ekonomike dhe shoqërore; Sikur të jetë mirë Kosova, atëherë nuk do të kishte kaq shumë dëshpërim dhe zhgënjim;
• Sikur të ishte një qeverisje e mirë dhe zhvillimore si dhe një qeveri normale, Kosova do të ishte një shtet krejtësisht normal, ku qytetarët do të ndjeheshin mirë dhe të sigurt për mundësitë që po ju jep vendi i tyre.
Pra, sikur Isa Mustafa dhe Qeveria që ai e udhëheqë, t’i kryente punët e veta për Kosovën dhe qytetarët e saj, e të tregonte përmes sukseseve dhe rezultateve në:
– çështjet me karakter shtetëror dhe kombëtar,
– çështjet e zhvillimit ekonomik dhe të zbutjes së gjendjes sociale,
– çështjet e punësimit si dhe veprime bindëse para qytetarëve, se po kthehet shpresa dhe besimi, për një jetë normale dhe të mirëqenë në këtë vend…
ATËHERË, opozita pak do të kishte rol dhe hapësirë për të kundërshtuar.
Meqë, Kryeministri Isa Mustafa dhe Qeveria që ai e udhëheqë, edhe po që se e di, siç po shihet, nuk ka nundësi, t’ia gjejë fillin këtij lëmshi të ngatërruar. Edhe po pati vullnet, nuk ka kredi as morale dhe as njerëzore, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të grumbulluara me vite.
Meqë, Isa Mustafa po vazhdon me diskursin e një grindaveci të keq dhe të një provokuesi të neveritshëm, tashmë, pakkush beson, madje, edhe ai vetë e di, se është në perëndim të karrierës së tij: të gjatë, të bujshme dhe mjaft kontraverse.
Prandaj, përkushtimi dhe vullneti i opozitës dhe qytetarëve, për zgjidhje të çështjeve të shumta në Republikën e Kosovës, nënkupton, që krahas angazhimit të fuqishëm për ndryshime, në këto rrethana kërkohet që të përcaktojmë me kujdes edhe: metodat, format dhe mjetet, për arritjen e qëllimeve, për një shtet normal dhe funksional, një shtet me ekonomi të zhvilluar, një shtet ku qytetarët do të ndiheshin mirë dhe me të ardhme të sigurt në vendin e tyre…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.