Në shikim të parë të duket si shaka! Por, pastaj kur kthehesh e reflekton, e sheh që me të vërtetë gjërat s’po shkojnë ashtu siç duhet…
Mijëra njerëz bredhin rrugëve të pashpresë…
Mijëra të rinj diplomojnë dhe që në fillim përballen me papunësinë ekstreme, përveç disa prej tyre të cilë hyjnë me intervenime si kamarier ( me gjithë respektin për këtë profesion ).
Mijëra të tjerë, kryesisht të rinj, i zbardhë mëngjesi e i zë nata në vende të huaja… E ne të tjerët këtu, s’mund të shkojmë t’i vizitojmë, qoftë edhe lamtumirën e fundit t’ua japim !
Sapo morra një lajm që shefat e Koalicionit Qeveritarë ” I keqi dhe i ligu “, s’po investojnë në shkolla më, vetëm në burgje, ngase në shkollë s’do të kthehen më kurrë, e BURGU i pret sigurtë.
S’e keni gjat JO.