Deputeti i Vetëvendosjes Salih Salihu ka arsyetuar numrin e qytetarëve në protestat e organizuara nga ata, me mungesën e parave.
Sipas tij, gjendja e popullit në Kosovë është aq e mjerë sa nuk i kanë ‘as 2 euro me ardhë në Prishtinë’.
Salihu akuzoi PDK’në dhe LDK’në, për siç tha largimin e mbi 200 mijë qytetarëve nga Kosova.
“60 për qind e popullatës nuk ka dalë në zgjedhje, janë të pakënaqur me këtë klasë politike, 60 për qind e qytetarëve nuk kanë mundësi, 1 cent nuk e kanë me dalë në qytet me protestu dhe ju po flisni dilni në mënyrë demokratike dhe protestoni. Normalisht që në mënyrë demokratike. A e dini që një qytetar nuk i ka dy euro me ardhë në Prishtinë, ju lutem, a po e dini që 200 mijë vetë i kini qitë jashtë vendit, kjo Qeveri i ka qitë jashtë vendit”, tha Salihu për RTV21.