Këngëtari i njohur i estradës Kosovare, Labinot Tahiri që ndryshe është i njohur si Labi, kohëve të fundit ka qenë i preokupuar me mjaftë shumë gjera, duke mos kursyer as politikën.
Ai ka qenë kritik ndaj zhvillimeve të fundit në kuvend, ku pat edhe hedhje vezësh dhe gotash nga pozita dhe opozita.
Pasi që sipas Labit: “nuk është koha të bëjmë hajgare, deri sa të tjerët kënaqen duke na shikuar se si po grindemi mes vete.”
Shkrimin e plotë të Labit e gjeni më poshtë:
Nuk na zgjati shumë harmonia e PAVARËSISË!
Është e rëndë kur këtij vendi i erdhën ditët që disa nga ne, përfshirë edhe mua, të tallemi me ata që na përfaqësojnë në Parlamentin e Kosovës! Nuk është e drejtë, se realisht po bëjmë hajgare me veten tonë sepse ne e zgjodhëm Elitën Politike që e udhëheq këtë vend!! Këta as nuk mbinë nga rrënjët e lisit e as nuk pikën nga dardha.
E dhimbshme!
Nuk është koha të bëjmë hajgare, deri sa të tjerët kënaqen duke na shikuar se si po grindemi mes vete.
I shikoja gjatë seancës, disa deputetë nga ana e minoriteteve se si po shkriheshin gjatë asaj që nodhi sot në KUVENDIN E KOSOVËS dhe rrinin ulur si të ishin çlirues të Kosovës Nënë!! Këtë ditë e kanë pritur ata, që neve të na vie dita, ta urrejmë njeri- tjetrin si shqiptarë për çfarëdo qoftë!
Disa nga ne, jemi të aktivizuar vetëm atëherë kur kemi për të bërë HUMOR, me vendin dhe përfaqësuesit tanë….! Shumë herë kur është në pyetje jeta dhe ardhmëria e fëmijëve tanë, nuk kemi asi të (rrumbullakta) se s’po mund të shprehem, me dalë as në protesta sa u përket kushteve për jetë duke u nisur që nga uji e rryma elektrike.etj..!!
Kënd e gëzojmë në këtë formë duke bërë hajgare. I gëzojmë vetëm atë që s’e duan Kosovën.!
Koha është për t’u marrë me seriozitet, e jo me hajgare!!
Lërini tiganët (fërteret) e hartën e pamjen e Kosovës me vezë të fërguara, se nesër mundemi të gjuhemi me plumba mes vete, ne si popull…!
Kujdesu për jeten se ku je kah e jeton!!!
Me respekt
Labinot Tahiri!