Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, për aksionin e fundit në Kuvend ka shtuar se ky ishte një reagim i pritur i deputeteve për një demagogji që është bërë dhe se ata kanë vepruar drejtë.
“Gjuajtja me ve ishte veprim i qëlluar dhe i nevojshëm”, është shprehur Haradinaj për gjuajtën me ve ndaj Kryeministrit Isa Mustafa, raporton Gazeta Express.
Haradinaj ka thënë se opozitës i kanë mbetur edhe disa vezë të tjera nëse fillon seanca dhe se janë duke pritur nëse po vazhdon apo jo seanca.
“Na kan mbet edhe do veze”, ka thënë Haradinaj
Ai ka thënë se Kryeministri nuk mund të tallet me këtë vend.