Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzulla Hasani, ka folur për drejtësinë në vend ku dhe ka potencuar se gjyqësorin në Kosovë është duke e përcjellë nga një paradoks.
“Shpesh here na përcjellin paradokset, shqiptojmë masa aty ku s’duhet e jo aty ku duhet”, tha Hasani
Gjithashtu ai ka folur edhe për rastin e ish-drejtoreshës se PTK-së, Leme Xhema, ku dhe ka deklaruar se personat më ndikim po mbesin të paprekshëm.
“Të paprekshmit po mbesin të paprekshëm, fatkeqësisht kjo çështje ndodh tek ata që kanë ndikime.”
Më tutje ai ka sqaruar që për qytetarët e Kosovës se është e vështirë të kuptohet se çfarë po ndodh me drejtësinë në vend.
“Është një standard që nuk mund t’i shmangemi”, ka thënë ai në një intervistë për emisionin, “Betimi për drejtësi”.
Përveç kësaj, kryetari i Gjykatës Supreme ka deklaruar që bëhen përzgjedhje të shqiptimeve të dënimve, kështu duke i zgjedhur disa raste brenda një dite e disa as pas një viti.
Prerazi për funksionimin e drejtësisë në Kosovë, Hasani është përgjigjur së “drejtësia është selektive”.