Lajmet e fundit
Në diten e Kurban Bajramit , vranët dhe me riga shiu…..

Në diten e Kurban Bajramit , vranët dhe me riga shiu…..

Gjat katër ditëve të ardhshme mbi vendin do të mbajë mot i ndryshueshëm. me vranësira dhe riga lokale të shiut dhe rënie të temperaturave.

Sipas parashikimit të Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës dita e enjte do të shoqërohet me mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat në orët e vona të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu, të cilat mund të vazhdojnë edhe në pjesën e parë të ditës së shtunë.

Temperaturat maksimale do të pësojnë ulje të lehta, nga 19-22 gradë Celsius, derisa dita e diel do të kalojë me vranësira të dendura dhe me temperatura nga 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s, derisa gjatë vikendit do të fryjë erë në drejtimin verilindor e lehtë deri mesatare. Shtypja atmosferike do të jetë normale, me tendencë ngritje gjatë ditëve në vijim.

Një gjendje ndryshe do të paraqitet në viset me lartësi mbi 800m. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 8-18 gradë Celsius, thuhet në parashikimin e IHMK-së për katër ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.