Haradinaj uron besimtarët për festën e Kurban Bajrami
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës për festën e Kurban Bajramit.
“Gjithmonë ka një ditë, kur besimtarët ndjehen më afër njëri tjetrit dhe më afër krijuesit të tyre. E tillë është edhe dita e sakrificës, që ndryshe njihet si festa Kurban Bajramit. Kjo festë është e madhe për besimtarët myslimanë në gjithë botën, por ndër shqiptarët në momente si këto, ka fuqi edhe më të madhe. Sakrifica për të mirën e përgjithshme, është pjesë e qenies sonë, prandaj në këtë Kurban Bajram, t’i kujtojmë edhe një herë, të gjithë ata që me sakrificën e solidaritetin e tyre, bënë që të jemi të lirë edhe në manifestimin e besimit tonë. Me dëshirën për mirëqenie, urimin për paqe dhe gëzimin në familjet tuaja, le ta kremtojmë këtë Kurban Bajram, edhe në shenjë solidariteti e uniteti për të mirën e shtetit tonë”, thuhet në telegramin e urimit.